Ditën e sotme ka pasur reshje të dendura shiu në shumë zona të vendit, shkruan A2 CNN.
Një nga qytetet që reshjet e shiut kanë qenë me intensitet më të lartë, është Vlora.
Bashkia e Vlorës, nisur nga situata, njofton qytetarët që të tregohen vigjilentë dhe të respektojnë këshillat e autoriteteve.
Po ashtu, në njoftimin e saj, Bashkia bën thirrje që të mos parkohen makinat në zonat me risk të lartë për përmbytje.
Njoftimi i Bashkisë:
NJOFTIM I RËNDËSISHËM NGA BASHKIA VLORE
Gjjatë ditës së sotme, e hënë, 23 dhjetor, qyteti i Vlorës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të lartë të cilat do të sjellin prurje të shumta ujërash.
➡️ Ju lutemi të tregoheni vigjilentë për çdo situatë dhe të respektoni thirrjet dhe këshillat e autoriteteve.
➡️ Bëni kujdes, mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë si:
"Albano&Romina"
Biblioteka Publike
Pranë Kishës Orthodhokse
Në "Skelë" te dykalimshi
Shkolla "Halim Xhelo"
➡️ Grupet tona të Ujësjellës Kanalizime dhe Bashkisë së Vlorës, janë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme.
Nëse hasni problematika nga reshjet e shiut me prezencë të ujit, na kontaktoni:
NUMRAT E TEL: 128, 129
✅ FACEBOOK: Ujësjellës Kanalizime Vlore
✅ INSTAGRAM: uk_rajoni_vlore
✅ FACEBOOK: Bashkia Vlorë (A2 Televizion)