Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në qarkullim në Tepelenë

Nga Rigels Malile
8 Janar 2025, 09:33 | Aktualitet

Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në qarkullim në Tepelenë

Reshjet e shumta në 12 orët e fundit kanë krijuar probleme në aksin rural Tepelenë-Kurvelesh-Vlorë.

Nga lartësitë, në kilometrin 3 afër fshatit Bënçë, kanë rënë inerte nga sipër, si dhe një pemë. Kjo ka shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve, të cilat lëvizin vetëm në njëri krah, shkruan A2.

Në vendngjarje kanë shkuar punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve, Bashkia Tepelenë, të cilët po punojnë për evakuimin e inerteve nga rruga dhe kthimin e situatës në normalitet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos