Një tjetër përfaqësues i Partisë Demokratike, Ilir Ali Mehmeti, i është bashkuar protestës kombëtare në Tiranë, në 114-vjetorin e Pavarësisë. Në një prononcim për A2 CNN, Ilir Alimehmeti tha se kjo është hera e parë që shqiptarët dalin në protestë në Ditën e Pavarësisë, duke theksuar se ky vend nuk duhet të jetë në shërbim të interesave të një pakice, por i shqipatrëve. Sipas tij, kërkesa kryesore e protestuesve, e artikuluar prej më shumë se gjashtë muajsh, është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
“Pas 114 vjetëve, kemi qenë gjithmonë në festë ditën e pavarësisë, herë e parë historike që populli shqiptar ndjen që duhet të dalë në protestë ditën e pavarësisë, për të treguar që ky vend nuk është në shitje. Ky vend nuk është për interesat e disa njerëzve të veçantë apo për xhepat e pak njerëzve. Ky vend është i shqiptarëve dhe i shqiptarëve duhet të mbetet. Kështu që protesta është krejtësisht spontane, e organizuar nga vetë njerëzit. Pra praktikisht vetëm duke lënë vendin dhe orën dhe asgjë më shumë. Pa flamuj, pa përkatësi tjetër përveç flamurit shqiptar. Sot është dita e flamurit shqiptar dhe rreth atij neve duhet të jemi të gjithë të bashkuar, me kërkesat shumë të qarta tashmë të bëra përmbi gjashtë muaj të cilat kërkojnë pikërisht dorëheqjen e Edi Ramës, më pas diskutime të tjera më politike. Nuk mundet më të vazhdojë ky shtet të jetë në shitje e shqiptarët të jenë në arrati e në vendin e tyre detyrohet ta thërrasin diasporën vetëm situata e proteste. Diaspora është diasporë për shkak se ky vend nuk arriti dot të bëhet. Përndryshe ato do kishin qenë shumë të lumtur të ishin në këtë vend. E që kjo rini mos na largohet, e që fëmijët tanë mos na largohet, ne duhet të bëhemi bashkë të gjithë për këtë vend”.
Ali Mehmeti tha se pjesëmarrja është e mirë, pavarësisht kushteve atmosferike, ndërsa theksoi se qytetarët kërkojnë ndryshim dhe rikthimin e vendit te shqiptarët. Ai u shpreh se e mbështet protestën pa kushte, pasi, sipas tij, nëse ajo ka sukses, fiton Shqipëria.
“Unë gjithmonë kam qenë në mbështetje, mbështetje absolutisht pa kushte, pa asnjë lloj tendence për pa asnjë protagonizëm se s'është kjo sensi. Sensi është që në qoftë se fiton protesta, fitojmë të gjithë. Pra, fiton Shqipëria dhe ne ecim përpara. Ky vend bëhet nëse pastaj neve nuk e shohim këtë realitet dhe gjithse vë interesin vetjak mbi interesin publik atëherë kjo është rruga e gabuar. Interesi publik është absolutisht primar. Pjesëmarrja është e mirë. Pjesëmarrja mua më duket shumë e mirë përfshi dhe motin që nuk është shumë favorevolë. Megjithatë vullneti, dëshira, entuziazmi është i madh dhe jam i bindur që shumë më tepër njerëz akoma janë duke e ndjekur këtë nga edhe përmes kamerave tuaja apo rrjeteve sociale. Mbështetja është madhore. Ne këtë e kemi shumë të qartë sepse atë emocionin e njerëzve ne e ndjejmë në terren, e ndjejmë përditë, jo vetëm ditën e protestës, e ndjejmë dhe në më në mëngjes, e ndjejmë dhe në darkë përgjatë çdo dite. Vullneti është për një ndryshim të madh. Vullneti është për t'ia rikthyer Shqipërinë shqiptarëve”. (A2 Televizion)