“Shqipërinë, Zoti e bëri të dielën”, Rama cakton prioritetet e sezonit: Siguri dhe turizëm cilësor

Nga Fjorela Beleshi
29 Prill 2024, 16:24 | Aktualitet

Shqipërinë zoti e ka bërë të dielën”. Me këtë qasje pozitive shefi i qeverisë shqiptare kërkoi nga të gjithë ministrat dhe kryebashkiakët e tij që 2024 të kthehet në një sezon turistik cilësor.

Punën e nisi nga siguria, temë të cilës i dedikoi një konferencë të posaçme, me synimin që vendi të kthehet në një atraksion mikpritës dhe i sigurt.

“Siguria duhet të jetë simboli i sezonit turistik. E kam përsëritur nuk duhet të synojmë turizëm masiv. Duhet të qëndrojmë në Champions League”.

Investimet në infrastrukturë pritet t’í vijnë në ndihmë fluksit të turistëve. Kryeministri së bashku me numrin dy të qeverisë, njëkohësisht edhe ministren e linjës treguan për veprat që pritet të përfundojnë apo garat e reja ndërkombëtare që do të hapen.

Ndryshimin e planit për ndërtimin e aeroportit të katërt, nga Saranda në Gjirokastër, Rama e arsyetoi me batuta.

“Gjirokastritët kanë shansin të kthehen në një brand ndërkombëtar se si mund të kursesh më shumë benzol dhe të fluturosh më shumë.”

Ministrja e Turizmit u rikujtoi bizneseve buzë detit përkohshmërinë e lejeve me të cilat janë pajisur.

Jashtë vëmendjes nuk janë lënë turistët nga Kosova. Objektivi i qeverisë për 2024 është që vendin tonë ta vizitojnë 14 milionë turistë, ndërsa deri në 2030 numri duhet të shkojë në 20 milionë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos