Mikpritja, kulinaria bio dhe çmimet nuk mjaftojnë për një turizëm të qendrueshëm dhe për më tepër për një turizëm konkurrues në të gjitha drejtimet.
Për këtë arsye profesionistë në fushën e shërbimit dhe gastronomisë kanë zhvilluar trajnime në Pogradec me qëllim me njohjen e praktikave më të mira dhe rritjen profesionale të gatimit dhe shërbimit në restorante.
Natyrisht që përgatitja e profesionistëve në fushën e turizmit është mirë që të nisë që në shkollat profesionale dhe duket se kjo gjë tashmë është kuptuar në qytetin e Pogradecit ku programi i hoteleri turizëm në shkollën profesionale po tërheq gjithnjë e më shumë të rinj që mbarojnë arsimin 9-vjeçar.
Ndërsa profesionistët po përgatiten i takon sipërmarrësve të hoteleve dhe restoranteve që të përmirësojnë kushtet dhe pagesat në mënyrë që punonjësit e njësive turistike të mos cilësohen si punonjës sezonalë. (A2 Televizion)