Sindikatat, grevë në 7 mars? 6500 mësues paguhen më pak se kolegët, Ministria nuk jep zgjidhje

Nga Ornela Joti
5 Mars 2025, 15:07 | Aktualitet

Kanë mbaruar arsimin e lartë për mësuesi, por diploma dhe paga e tyre po diferencohet nga arsimtarët e tjerë të të njëjtit profil. Bëhet fjalë për 6500 mësues në të gjithë vendin,  të cilët në vitet 92-98janë diplomuar për cikël të ulët në universitetet e rretheve, ish-institutet e dikurshme. Asokohe vitet e plota të studimit për mësuesi në rrethe ishin 3 vjet. 

Ndërsa sot Ministria e Arsimit nuk e njeh si studim të plotë mësuesie por si cikël të parë bachelor, gjë që ka sjellë ulje të pagës së tyre më mbi 5 mijë lekë. Denoncimi vjen nga mësues në sistem, njëherësh drejtues sindikatash.

Në prag të 7-Marsit, Ditës së Mësuesit, sindikatat e arsimit po mendojnë zhvillimin e grevës në të gjitha shkollat e vendit, edhe pse nuk e fshehin se presioni mes mësuesve është i madh. Nga Ministria e Arsimit nuk ka një përgjigje konkrete për shqetësimin e 6500edukatorëve dhe mësuesve të ciklit të ulët.

Ndërkohë sindikatat thonë se nga qershori i 2024, kur u bë rritja e pagave të arsimtarëve, vijojnë negociatat ende pa rezultat me ministrinë, për zgjidhjen dhe diferencimin financiar të mësuesve të ciklit të ulët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos