Situata me zjarret, dy helikopterët Black Hawk të Emirateve të Bashkuara Arabe mbërrjnë në Kuçovë

Nga A2 CNN
11 Gusht 2025, 08:04 | Aktualitet

Situata me zjarret, dy helikopterët Black Hawk të Emirateve të

Dy helikopterët Black Hawk të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë mbërritur sot në Bazën Ajrore të Kuçovës për t’u angazhuar në operacionet për fikjen e zjarreve në vend.

“Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjenerallejtant Arben Kingji, priti në bazë ekuipazhet dhe stafin, të cilët do të bashkëpunojnë ngushtë me forcat tona për të përballuar situatën”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Zjarret më problematike janë në Poliçan ku janë evakuuar të moshuarit e azilit aty pranë dhe banorët e lagjes Plirëz, ndërsa problematike është situata edhe në zonën e Hajdarajt në Kavajë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos