Protesta e veçantë në Zvezdë, banorët denoncojnë punimet e dobëta për ujësjellësin

Nga A2 CNN
10 Gusht 2025, 13:48 | Aktualitet

Si rrallë ndonjëherë banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit kanë bërë një protestë të veçantë, kundër cilësisë së dobët, sipas tyre, të punimeve me të cilën po shtrohen tubat e ujësjellësit të ri të fshatit.

Në kushtet kur punimet nuk po këqyren nga asnjë zyrtar i pushtetit lokal, ata kanë vendosur të protestojnë vetë si për cilësinë e punimeve ashtu edhe për mungesën e kanalizimeve të ujrave të zeza.

Deri më tani shqetësimet e ngritura nga banorët e Zvezdës nuk janë marrë parasysh nga pushteti lokal dhe as nga kryeplaku, i cili sipas tyre emërohet nga bashkia e Maliqit pa dijeninë e banorëve të zonës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos