Gjykata Penale e Tiranës do të vlerësojë këtë të enjte masat e sigurisë për mjekët dhe specialistët e Onkologjikut, të cilët dyshohet se drejtonin pacientët me sëmundje tumorale drejt klinikave private.
E teksa përgjimet kanë zbuluar skandalin e rëndë, një prej mjekeve të akuzuara Alketa Pere ka pasur një shqetësim tjetër. Ajo ka debatuar me gazetarët pasi sipas saj nuk e kanë nxjerrë bukur në foto.
Mjekja –Më nxirrni çik bukur se m’i keni shëmtuar ato fotografitë. Unë kam 10 vite....Prit moj 1 minutë, prit, një nga një. 1 minutë mi. Më keni mërzitur ju gazetarët, më keni shtrembëruar gjitha.
Gazetarja-Vetëm foto ju interesojnë zonjë?
Mjekja -Po më interesojnë edhe ato fotot me sy kështu, me sy ashtu.
Gazetarja--Duhet të dilni bukur në kamerë?
Mjekja -Duhet të ruhet etika, për atë punë keni mbaruar. Në Shqipëri nuk ka etikë.
(A2 Televizion)