Të miturit në protesta, Avokati i Popullit: E drejtë legjitime, distancim nga dhuna

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2024, 14:34 | Aktualitet

Në protestat e fundit të opozitës, është konstatuar pjesëmarrja edhe e të miturve, të përfshirë në aktet e e dhunës.

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, shprehet se është e drejta e tyre legjitime që të protestojnë, por nga ana tjetër, apelon që protestuesit të distancohen nga dhuna.

Në dy protestat e fundit, policia procedoi 3 të mitur dhe një tjetër e shpalli në kërkim. Grupi hetimor ka dyshime se të miturit po orjentohen dhe po përdoren nga subjekte politike për të marrë pjesë në protesta të dhunshme.

Ballanca thotë se nëse kjo gjë vërtetohet, personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi penale.

Nga ana tjetër, eksperti Fatjon Softa shprehet kundër pjesëmarrjes së të miturve në protesta.

Softa thotë se të miturit që marrin pjesë në protesta rrezikojnë jetën e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos