Qytetaria korçare vazhdon mbjelljen e pemëve në kodrat mbi qytet, me qëllimin e mirë për të rikthyer edhe njëherë tjetër pyllëzimin e shkatërruar më së shumti gjatë vitit të mbrapsht 1997.
Për ta bërë këtë kanë reaguar me kontribut financiar jo vetëm që korçarët që jetojnë në qytetin e tyre por edhe ata të cilët jetojnë deri në Amerikën e largët.
Iljon Thanas është njeri prej atyre i cili punon për të rikthyer pyllëzimin e kodrës shumë të frekuentuar nga qytetarët korçarë.
Prej 3 vitesh qytetaria korçare është duke punuar për mbjelljen e pemëve ku janë përfshirë të gjithë, madje e nxënës të shkollave 9 vjeçare. (A2 Televizion)
"Sot një pemë, nesër një pyll", qytetarët korçarë vijojnë nismën për pyllëzimin e kodrës së qytetit
