Festa e Sulltan Novruzit! Qindra besimtarë vizitojnë Teqenë 300-vjeçare të Baba Selimit

Nga Çaku Tafa
22 Mars 2025, 14:03 | Aktualitet

Festa e “Sulltan Nevruzit” ka mbledhur me qindra besimtarë nga të gjitha skajet e vendit edhe në Hambar të Cakranit. Si çdo vit drejt teqesë 300-vjeçare të “ Baba Selimit” me automjete të panumërta besimtarët i janë drejtuar prej orëve të para të mëngjesit të sotëm vendit të shenjtë për t, iu bashkuar pelegrinazhit dhe riteve të kësaj dite.

Administratori i teqesë Hekuran Isufaj pohon se kjo është një festë e përvitshme që mbledh besimtarët e të gjithë vendit pavarësisht terrenit të vështirë .

Ndërkohë për besimtarët kjo është një ditë e veçantë ndërsa teqenë e konsiderojnë vend të shenjtë që u sjell mbarësi.

Shumë prej besimtarëve e kanë patur të vështirë mbërritjen në destinacion për shkak të bllokimit të rrugëve dhe fluksit të lartë të automjeteve. Janë mbi 3 km rrugë që të çojnë drejt këtij vendi të shenjtë ku investimet në infrastrukturë kanë munguar edhe pse Teqeja e “ Baba Selimit” vizitohet nga qindra besimtarë.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos