Avokati Kujtim Cakrani ishte i ftuar në Ditarin e pasdites nga Bruna Çifligu në A2 CNN nga ku foli për punën e SPAK teksa këtë të enjte ishte 5-vjetori i këtij institucioni të drejtësisë.
Avokati theksoi se deri tani, sipas tij, në asnjë rast SPAK, me metoda proaktive, nuk ka vepruar për të zbuluar një grup kriminal apo korrupsioni.
"Në këto 5 vite, SPAK nuk ka bërë asnjë punë. Më thoni një rast të vetëm ku SPAK me metoda proaktive ka vepruar për të zbuluar një grup kriminal apo korrupsioni dhe ka marrë të akuzuar disa persona. SPAK ka punuar vetëm për statistika.
Pse është marrë i pandehur Berisha? Askush nuk e di. Për një VKM që presupozohet që ka fituar dhëndri i tij si trashëgimtar, por nga ajo VKM kam përfituar edhe unë. Pse po mbahet në burg Ilir Meta? Askush nuk e di.
E dini ju pse është nën akuzë Ahmetaj? Askush nuk e di. Ai është nën hetim për dosjen “Buka”, e cila është rikthyer për hetim sepse nuk ka prova të mjaftueshme. Nuk po fus këtu kryetarët e bashkive apo ministrat që janë lëshuar nga Rama.
SPAK-un e edhe në një tjetër këndvështrim. Ai po shkel të drejtat procedurale, të cilat janë garancitë themelore të të drejtave të njeriut”, tha avokati. (A2 Televizion)