Të mbrohemi nga gripi ? Nis vaksinimi në të gjitha qendrat shëndetësore

Nga Ornela Joti
8 Tetor 2024, 16:28 | Aktualitet
Të mbrohemi nga gripi ? Nis vaksinimi në të gjitha qendrat

 

Gripi ende nuk ka ardhur, por masat për mbrojtjen nga format agresive të tij  mund të merren që tani. Drejtuesit e Institutit të Shëndetit Publik njoftojnë shpërndarjen e dozave të vaksinës anti-grip në të gjitha qendrat shëndetësore.

Eugena Tomini rekomandon kryerjen e saj nga të moshuarit dhe kategoritë e tjera të riskut, pasi pasi edhe gripi të merr jetën.

Referuar të dhënave nga vendet e tjera, edhe këtë dimër pritet të jetë në qarkullim gripi i tipit A dhe B, shtamet e të cilave ndodhen në vaksinën anti-grip e cila do të aplikohet në popullatë, shkruan A2.

Edhe ky dimër pritete të jetë i ngarkuar jo vetëm me praninë e gripit,  por edhe bashkëqarkullimi ne COVID-it, virusit dhe virozave të tjera respiratore.

280 mijë doza vaksinë janë siguruar nga qeveria shqiptare për vaksinimin e popullatës, kryesisht të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe gratë shtatzënë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos