Dajti i zbardhur nga reshjet e dëborës është kthyer në destinacion edhe më tërheqës për banorët e Tiranës këtë fundjavë.
Për shkak të fluksit të lartë të vizitorëve, rrugët që të çojnë në malin e kryeqytetit janë të bllokuara thuajse plotësisht nga trafiku kilometric, shkruan A2 CNN.
Jo vetëm udhëtimi drejt malit të zbardhur nga dëbora, por edhe kthimi pas vizitës, është një kthyer në një moment sfilitës për vizitorët. (A2 Televizion)