Ndryshime në Polici, emërime dhe lëvizje të drejtuesve

Nga A2 CNN
12 Janar 2026, 08:27 | Aktualitet

Ndryshime në Polici, emërime dhe lëvizje të drejtuesve

Drejtues Vilson Bala është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.  A2 CNN raporton se Islor Islami është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, ndërsa Afrim Tafa do të ushtrojë përkohësisht detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Nga ana tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka revokuar dorëheqjen e Drejtues Fatmir Hoxhës, Drejtor i DVP Elbasan, si vlerësim për rezultatet e larta të arritura gjatë fundvitit 2025.

Për këtë fakt Hoxha do të vijojë të qëndrojë në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos