Shpëtoi banorët nga flakët në Nju Jork, flet heroi shqiptar nga Tuzi

Nga A2 CNN
12 Janar 2026, 08:19 | Aktualitet

Ibrahim Gjoka, shqiptari nga Dinosha e Tuzit të Malësisë së Madhe, u bë hero në Nju Jork pasi ndërhyri për të shpëtuar banorët e një ndërtese të vjetër që u përfshi nga zjarri. Në Dita Jonë në A2 CNN ai rrëfeu sesi ndodhi ngjarja ndodhi në Brooklyn, pranë banesës së tij, kur ai dëgjoi thirrjet për ndihmë dhe pa tym e flakë që dilnin nga godina.

“Nuk është ndërtesa ku banoj vetë, po këtu afër. Ishin disa femra që po bërtisnin po del tym, po del tym dhe kur shoh një zjarr të madh. Dhe aty ishin banorët brenda ndërtesës që po thërrisnin për ndihmë”, tha ai në Dita Jonë në A2 CNN.

Pa u menduar për rrezikun, Gjoka hyri në ndërtesë dhe ndihmoi disa banorë, kryesisht të moshuar, të dilnin jashtë. 

“Dy gra rreth 30–40 vjeç arritën të dilnin nga ndërtesa, ndërsa brenda kishte edhe të moshuar të frikësuar. Unë hyra brenda dhe u thashë dilni jashtë. Një burrë rreth 85 vjeç doli jashtë, por u kthye dhe tha se kam harruar gruan brenda. Të gjithë dolën jashtë ai hyri sërish pasi kishte harruar gruan në banesë, mori gruan, pastaj erdhën zjarrfikësit dhe zjarri u vu nën kontroll”, tha Ibrahim Gjoka në Dita Jonë në A2 CNN.

Sipas tij ndërtesa ishte rreth 160-vjeçare dhe e ndërtuar kryesisht me dru, kishte rreth 36 familje, shumica të moshuar.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos