86 persona janë arrestuar në kuadër të operacionit “Tempulli 2”. Në Tiranë ka pasur 65 të arrestuar, e ndërsa në Korçë 21 persona janë vënë në pranga.
Ky operacion ka në fokus goditjen e grupeve kriminale që merren me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Kryesisht operacioni është shtrirë në afërsi të shkollave.
Megaoperacioni u zhvillua njëkohësisht në Tiranë, Elbasan, Durrës, Shkodër, Dibër, Gjirokastër e të gjitha drejtoritë e tjera të vendit.
Nga ana tjetër, po ashtu po punohet edhe me homologët ndërkombëtarë.
8 prej personave të arrestuar sot kanë qenë të kërkuar që në operacionin e parë “Tempulli 1”. (A2 Televizion)