Ndryshon procesi i aplikimit për vizë në Britaninë e Madhe! Ja çfarë duhet të dini

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2026, 08:40 | Aktualitet

Ndryshon procesi i aplikimit për vizë në Britaninë e Madhe!

Duke filluar nga 25 shkurti kushdo që planifikon të udhëtojë drejt Mbretërisë së Bashkuar, nuk do ta marrë vizën të stampuar në pasaportë, por elektronikisht. Rregullat e reja u publikuan edhe nga Ambasada Britanike në Tiranë, ku thuhet se sistemi i emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar po digjitalizohet. Në një lidhje me “Dita Jonë” konsulenti i vizave Erjon Vogli dhe avokati Naim Hasani dhanë më tepër detaje mbi procesin e aplikimit.

“Mbretëria e Bashkuar më 25 shkurt do të kalojë sistemin e emigracionit në mënyrë digjitale, vizat do të jenë elektronike e-visa, nuk do të jenë të stampuara në pasaportë. Duhet të krijohet llogaria në faqen zyrtare të shtetit anglez dhe aty do të aksesojnë vizën e tyre. Të gjitha proceset që kanë qenë nuk ndryshojnë, ndryshon vetëm formati si jepet viza. Gjatë aplikimit plotësohet formulari i aplikimit, detajet financiare, familjarët, caktohet shenjat e gishtave dhe bëhet një foto dhe kthehet përgjigje brenda 15 ditëve pune. Por me ligjin e ri vizat nuk do të jenë të stampuara, por elektronikisht”, tha në Dita Jonë në A2 CNN, konsulenti Erjon Vogli.

Avokati Naim Hasani tha se ky proces do të sjellë lehtësi për aplikimin. Sipas tij para se të aplikosh për vizë, të duhet referenca e aplikimit, pasaporta dhe një adresë e-maili.

“Nuk ndryshon asgjë nga procesi i mëparshëm por Britania po kërkon mënyra më të forta të kontrollit të emigracionit dhe në vend të stampës që merrnin qytetarët shqiptarë në pasaportë, tani duhet të hapin llogarinë në e-visa, një sistem që është aplikuar me sukses. Duhet të kesh referencën e aplikimit, pasaportën dhe një adresë e-mail. Është një sistem i qartë. Sapo krijon llogarinë, të del fotografia me të dhënat e tua dhe kur shkon në aeroport nuk ke nevojë të tregosh stampën në paspaortë por i tregon e-visa-n. Nuk është kufizim, por një lehtësim i procesit”, tha avokati Hasani në Dita Jonë në A2 CNN.

Ndërkohë konsulenti i vizave Erion Vogli foli në Dita Jonë për kriteret që duhet të plotësojë një qytetar shqiptar para se të aplikojë për vizë.

“Ka shumë aplikues për viza, por jo të gjithëve u jepen. Përveç atyre që plotësojnë kriteret si: marrëdhënie pune, stabilitet, një arsye për t’u rikthyer në vendin tënd. Stabiliteti financiar dhe të ardhurat financiare nuk krijojnë dyshim. Faktorë të tjerë që mund të kesh të afërm, makina, prona shtëpi”, theksoi ai.

Sipas tij interesi i shqiptarëve për aplikim për viza në mbretërinë e bashkuar ka qenë konstant.

Për vendet e BE-së nga 25 shkurti çdo qytetar që do të aplikojë online për viza britanike aplikimi kushton 16 paund, ndërsa

Për qytetarët shqiptarë kostoja e aplikimit të një vize për në Britaninë e Madhe është 135-140 euro, tha avokati Hasani, ndërsa për qytetarët nga vendet e BE-së nga 25 shkurti aplikimi kushton 16 paund.

Faqja ku mund të aplikoni: https://www.gov.uk/eta

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos