Tregjet ushqimore te koshat e plehrave frutat dhe perimet të rrezikuara nga vapa, pluhuri dhe papastërtitë

Nga Anxhela Celibashi
8 Gusht 2024, 14:22 | Aktualitet

Pranë këtyre konteinerëve të mbeturinave është edhe tregu i frutave dhe perimeve.

Kjo situatë nuk paraqitet në periferi të Tiranës, por në zonën e shkollës së baletit, një zonë qendrore në kryeqytet dhe ajo është shqetësuese jo vetëm për qytetarët, por edhe për vetë tregtarët. 

Ata thonë se janë të detyruar  të punojnë në këto kushte. Ata kërkojnë të merren masa të menjëhershme. Prania e koshave të mbetjeve, u ka larguar edhe klientët.

Të shqetësuar janë edhe qytetarët, kërkojnë minimalisht dezinfektim të zonës. Pastrimi i konteinerëve bëhet  në çdo orë të ditës, aty pranë produkteve ushqimore dhe blerësve.

Kjo situatë sipas ekspertëve i bënë produktet ushqimore shumë të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve,  Dietologia Hyrida Basha thotë se  shumë pak tregje në vend përmbushin kushtet higjenosanitare, dhe mundësia e kontaminimit për shkak të faktorëve të jashtëm është shumë më e madhe. 

Larja e frutave dhe perimeve, ruajtja e tyre në ambiente të përshtatshme dhe gatimi I mirë,  janë këshillat  kryesore të dietologëve, nutricionistëve e natyrisht edhe mjekëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos