Edhe pse nuk është një qytet bregdetar, mbrëmjet në zonën muzeale të Gjirokastrës janë të zhurmshme, nga lokalet që joshin klientët e tyre me muzikë të lartë.
Madje kohët e fundit, ndotja akustike nga lokalet është kthyer në një shqetësim për administratorët e hoteleve, të cilët po rrezikojnë reputacionin dhe largimin e klientëve.
Madje disa janë detyruar të vendosin dritare akustike si dhe kufje në dhomat e hoteleve për të shmangur zhurmat.
Sakaq në lidhje me këtë shqetësim, policia e Gjirokastrës përpiqet të zbatojë vetëm fashën e orarit kur duhet të ndalohet muzika, ndërsa sa i takon nivelit të lartë të muzikës ende nuk kanë pajisje që të matin një gjë të tillë.
Me sa duket niveli i lartë i muzikës do të vijojë në zonën muzeale të Gjirokastrës derisa autoritetet të pajisjen me aparaturat përkatëse që të matin edhe nivelin e zhurmës së krijuar. (A2 Televizion)