Zbardhet juglindja, probleme me energjinë dhe lëvizjen në disa zona malore

Nga Artin Halili
16 Nëntor 2024, 09:56 | Aktualitet

Reshje dëbore në pjesën më të madhe të juglindjes së vendit, reshje që kanë qenë më të dendura në zonat malore aty ku trashësia e dëborës ka shkuar nga 5-10 cm, raporton A2 CNN.

Reshjet kanë filluar të mbrëmjen e së premtes dhe kanë vijuar për më shumë se disa orë. Reshje dëbore me intensitet të ulët ka patur edhe në qytetin e Korçës.

Zbardhet juglindja, probleme  me energjinë dhe lëvizjen në disa

Nuk raportohen probleme përsa i përket qarkullimit në akset nacionale përfshi këtu dhe fshatrat turistik të Dardhës, Voskopojës e  Vithkuqit, shkruan A2.

Probleme ka patur në akset e rrugëve malore aty ku trashësia e dëborës ka qenë më e madhe. Është punuar për normalizimin e situatës.

Zbardhet juglindja, probleme  me energjinë dhe lëvizjen në disa

Gjatë reshjeve të dëborës ka patur shkëputje të herëpashershme të energjisë elektrike në njësitë administrative të fshatrave malore.

Policia e qarkullimit rrugor u kërkon drejtuesve të mjeteve që do të kalojnë fundjavën në fshatrat turistike të bëjnë kujdes e mjetet ti kenë të pajisur me goma dimërore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos