Homazhet për gazetarin e njohur Artur Zheji do të zhvillohen ditën e hënë më 25 gusht nga ora 10.00- 12.00 në Universitetin e Arteve të Bukura. Më pas ai do të përcillet në banesën e fundit pranë varrezave të Tufinës.
Zheji ndërroi jetë pasditen e së shtunës në Sarandë, teksa ishte duke drekuar me familjarët e tij. Publicisti pësoi atak kardiak dhe u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal “Petro Nako”, por mbërriti atje pa jetë.
Artur Zheji lindi me 29 gusht të vitit 1961. Ai ishte i biri i eruditit të njohur shqiptar Petro Zheji dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imami.
Për dekada, Zheji ishte i angazhuar në fushën e gazetarisë dhe publicistikës.
Ai ka mbajtur funksione drejtuese në disa media, si RTSH dhe gazeta Mapo. Veprimtaria e tij përfshin analiza politike, shkrime editoriale dhe drejtimin e programeve televizive.
Që nga viti 2017, ai ishte drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë.
Artur Zheji ishte një figurë e spikatur në media dhe analizën politike, vdekja e tij është një humbje e madhe për opinionin publik dhe botën e medias në Shqipëri.
(A2 Televizion)