Kreu i SPAK, Altin Dumani i priti me kritika rekomandimet e qeverisë për luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja i tha se propozimet janë të paplota dhe nuk shoqërohen me të dhëna konkrete.
Ministri Manja, kërkoi që të mos ketë zvarritje në hetime dhe fokus i veçantë t’i jepet goditjes së korrupsionit në nivele të larta.
Ndërsa kryeprokurori Olsian Çela i cili është përgjegjës për funksionimin e prokurorive të zakonshme në rrethe kërkoi krijimin e kushteve të punës për prokurorët, pasi ka një mungesë 35% në organikë.
Për përmbushjen e rekomandimeve të qeverisë u kërkua që bashkëpunimi ndërinstitucional të jetë efektiv. (A2 Televizion)
Lufta kundër krimit, Dumani kritika Manjës: Propozimet, të pa plota
