U ndalua të dalë jashtë shtetit, Ilir Beqaj paraqitet në Gjykatën e Posaçme

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2023, 11:35 | Aktualitet

U ndalua të dalë jashtë shtetit, Ilir Beqaj paraqitet në

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme, i shoqëruar nga avokati i tij Ermal Yzeiri.

GJKKO pritet të vlerësojë në seancën e sotme masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për ish-ministrin, lidhur me hetimet e nisura për koncesionin e sterilizimit.

Seanca do të drejtohet nga gjyqtari i hetimeve paraprake, Erjon Bani.

Deri më tani, nga hetimi i Prokurorisë se Posaçme, Ilir Beqaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro, ndërsa pak muaj më parë në pranga për këtë çështje janë vënë biznesmeni, Ilir Rrapaj dhe zëvendësi i tij në ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

Vetë Ilir Beqaj ka deklaruar se nuk do të ankimojë çështjen duke iu përgjigjur procesit të hetimit me vullnet të plotë.

Ai po ashtu ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai dha argumente se përse nuk do e ankimojë vendimin, ndonëse e konsideron si një procedurë në shkelje të ligjit.

Edhe pse kam rezerva serioze lidhur me disa aspekte të vendimit në fjalë dhe avokatët e mi, në identifikim të një sërë shkeljeve procedurale dhe materiale që në këtë fazë të procesit më kanë sugjeruar ankimimin e këtij vendimi, unë kam vendosur të mos e ankimoj këtë vendim dhe t’i nënshtrohem me vullnet të plotë kërkesave dhe garancive që ky proces hetimor kërkon për zhvillimin e tij normal dhe të rregullt. Disponibiliteti im karshi zbardhjes sa më parë të së vërtetës së kësaj çështje shkon përtej kufizimeve të lirive të mia vetjake dhe madje përtej një afati normal kohor, tashmë disavjeçar”, shkruante Beqaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos