Ashtu siç e deklaroi dhe nga oborri i kuvendit, Sali Berisha refuzoi të shkojë në gjykatë për t'u pyetur nga oficerët e policisë gjyqësore, duke e konsideruar një proces antikushtetues.
Nga ana tjetër, në të njëjtën ditë, Apeli i Posaçëm pritet të shqyrtojë dhe ankimimet e bëra si nga Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili është lënë në arrest me burg për këtë çështje.
Avokatët e Berishës kane kërkuar deklarimin e humbjes së fuqisë së masës së parë detyrim paraqitje, pikërisht pasi sipas tyre, ajo nuk është zbatuar brenda 48 orëve referuar kodit të Procedurës Penale. Ndërkohë Jamarbër Malltezi kërkon heqjen e masës "arrest me burg". (A2 Televizion)