Urdhërohet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të Novoselës

Nga A2 CNN
8 Janar 2026, 11:40 | Aktualitet

Urdhërohet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të

Banorët e Njësisë Administrative Novoselë në Vlorë kanë marrë një urdhër të menjëhershëm evakuimi, për shkak të rrezikut të lartë të përmbytjeve nga lumi Vjosa, raporton A2 CNN.

Ministria e Mbrojtjes tha se si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, do të kryhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve. Në këtë operacion do të përfshihet Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Prefektura e rrethit dhe Strukturat e Emergjencave Civile në bashkinë e Vlorës.

Sipas raportimeve, Vjosa ka kaluar nivelin e 9 metrave lartësi dhe ka shkaktuar probleme edhe në zona të tjera, si në Fier dhe Memaliaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos