
Reshjet e borës përfshfshinë Qafë Thanën dhe pjesën kodrinore të Pogradecit orët e para të mëngjesit.
Trashësia e borës kaloi mbi 7 cm ndërsa qarkullimi në të gjitha zonat paraqitet normal.
Sipas parashimeve e gjithë dita e sotme në këtë zonë pritet të jetë e shoqëruar me reshje bore, shkruan A2 CNN.
Firmat kontraktore bëjnë me dije se janë në gatishmëri për të mbajtur të hapur rrugët sidomos atë nga Qafë Thana në drejtim të Korçës dhe Kapshticës.
Dëborë ka edhe në Dardhës, Voskopojë dhe Qafë Qarr, por sipas ARRSH të gjitha rrugët janë të qarkullueshme. Kërkohet që drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore. (A2 Televizion)