Vazhdon zjarri në Pish Poro, në ndihmë edhe forcat e ushtrisë

Nga Edi Ruçi
26 Gusht 2025, 08:31 | Aktualitet

Vazhdon zjarri në Pish Poro, në ndihmë edhe forcat e

Zjarri i nisur një ditë më parë në pyllin me pisha të Pish Poros në njësinë administrative Novoselë vazhdon edhe sot. Në krahasim me mbrëmjen e së hënës ku situata dukej serioze këtë mëngjes të marte edhe për shkak të rënies së intensitetit të erës situata duket më e qetë.

Vazhdon zjarri në Pish Poro, në ndihmë edhe forcat e

Rreth orës 5:30 të mëngjesit ka nisur sërish puna e forcave zjarrfikëse për të shuar flakët Ndryshe nga një ditë më parë kanë ardhur për ndihmë edhe forcat e ushtrisë. Ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri për shuajrjen e flakëve.

Vazhdon zjarri në Pish Poro, në ndihmë edhe forcat e

Ndërkohë sipërfaqja e pyllit të djegur gjatë natës aktualisht po zgjerohet. Mundësitë janë që zjarri të fiket sot, nëse nuk kemi shtim të erës në zonë. Momentalisht rreziku për banesa nuk ekziston pasi janë larg. Por dëmi në brendësi të pyllit, i konsideruar pasuri ekologjike është vërtetë i madh.

Vazhdon zjarri në Pish Poro, në ndihmë edhe forcat e (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos