Kievi është përballur me një breshri sulmesh me dron nga ana e Rusisë. Dronët kamikazë kanë shkatërruar infrastrukturën civile, përfshirë një ndërtesë banimi.
Prokuroria e Korçës ka zbuluar pas 7 vitesh se ngjarja e cilësuar si vetëvrasje e18-vjecarit Antonio Karafili, është një vrasje e kryer nga ish e dashura e të riut e ndihmuar nga partneri i saj me të cilin kishte lidhje paralele.
Gjykata e Korçës ka vendosur në mungesë masën e sigurisë arrest me burg për Kejsi Spahillarin, ndërsa ish-partneri i saj 65-vjecar ka vrarë vetën në gusht të vitit të kaluar. E cilësuar si një vetëvrasje e dëshpëruar e një adoleshenti, pas 7 vitesh ngjarja që tronditi fshatin turistik të Voskopojës, rezulton një vrasje e kryer në bashkëpunimin. Këtë përfundim ka arritur Prokuroria e Korçës, e cila në bazë të të dhënave biologjike ka arritur në përfundimin se vetëvrasja e 18-vjecarit Antonio Karafili, nuk është e tillë, por është një vrasje e kryer nga ish e dashura e tij e cila kishte lidhje paralele me 65-vjeçarin Rexhep Vathi.
Më konkretisht, Prokuroria e Korçës ka identifikuar si person kryesor të kryerjes së vrasjes, ish-të dashurën e viktimës, Kejsi Spahillarin. Kjo e fundit e ndihmuar edhe nga ish-i dashuri tjetër i saj Rexhep Vathi, kanë mbytur 18-vjeçarin Antonio Karafili dhe më pas trupin e viktimës e kanë varur në një pemë me çarçaf duke inskenuar si vetëvrasje, shkruan A2 CNN.
Pas ngjarjes, Kejsi ka emigruar në Kanada ku mendohet se ka krijuar familjen e saj, ndërsa ish-partneri Rexhep Vathi ka vrarë veten në gusht të viti të kaluar. Në lidhje me këtë zbulim ka reaguar nëna e Kejsit e cila e cilëson të pavërtetë hetimin e Prokurorisë dhe të pabazuar në asnjë provë.
Gjykata e Korçës me kërkesë të prokurorisë ka caktuar në mungesë masën e sigurisë arrest me burg për Kejsi Spahillarin dhe pritet që në ditët në vijim të bëhet shpallja e saj edhe në kërkim ndërkombëtar. (A2 Televizion)