Hapet tuneli i Murrizit, Tiranë-Dibër për 2 orë

Nga A2 CNN
14 Mars 2025, 15:50 | Aktualitet

Këtë të premte, në Ditën e Verës, kryeministri Edi Rama ka inauguruar tunelin e Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit, i cili është pjesë e rrugës së Arbrit.

Mbi të gjitha, ky tunel do t’u vijë në ndihmë banorëve të Dibrës, të cilët tashmë mund të arrijnë në kryeqytet për rreth 2 orë.

Në inaugurimin e tunelit ishte i pranishëm kryeministri Rama, së bashku me ministren Balluku, të cilët u pritën nga qindra qytetarë dibranë në këtë ditë të shënuar për ta.

“3.8 kilometra i gjatë, plotësisht i kompletuar. Kemi bërë testet mbrëmë natën vonë. Gjithashtu, këtu ndodhen edhe njësitë e zjarrfikësve. Kemi edhe tunelin paralel që është tuneli i emergjencës, me 11 hyrje dhe dalje. Nuk parashikohet të ketë ndonjë ndërprerje trafiku në vazhdim. Është një vepër arti pasi është i gjithi i blinduar me hekur, si një unazë hekuri, për shkak të gjeologjisë”, tha ministrja Balluku.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos