Vijon lufta me flakët në Malin e Thatë, zjarri rrezikon Parkun e Prespës

Nga Artin Halili
11 Gusht 2024, 08:59 | Aktualitet

Prej 5 ditësh tashmë vijon në Malin e Thatë beteja me flakët, të cilat nga mbrëmja e djeshme janë kthyer në rrezik për Parkun Kombëtar të Prespës.

Mësohet se në terren janë duke punuar për për izolimin e flakëve 60 forca, 30 prej të cilëve nga Forcat e Armatosura. Burime zyrtare thanë se me gjithë ndërhyrjen e 3 helikopterëve, dy të palës maqedonase dhe Cougar i Ministrisë së Mbrojtjes, edhe mëngjesin e sotëm vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive.

Shkak për këtë janë edhe temperaturat e larta që favorizojnë përhapjen e flakëve në kullota e bimësi të ulët.

Sipas të njëjtave burime punonjësit që po merren me shuarjen e flakëve janë të ndarë në 3 grupe me qëllim izolimin e flakëve para se të depërtojnë në sipërfaqet me ah, që i përket zonës tonë të mbrojtur.

Ajo çfarë e bën tejet të vështirë punën e punonjësve të shërbimit zjarrfikës, të ushtrisë, policisë, zonave të mbrojtura dhe emergjencave civile është terreni tejet i thyer malor duke mos lejuar mjetet zjarrfikëse të shkojnë deri në afërsi të vatrave të zjarrit.

Ndërkohë, pritet që edhe ditën e sotme të ketë operacion me helikopter nga ajri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos