Vijon prej 4 ditësh zjarri në Vithkuq, zgjerohet sipërfaqja e prekur nga flakët

Nga Artin Halili
3 Shtator 2024, 18:44 | Aktualitet

Vijon prej 4 ditësh zjarri në Vithkuq, zgjerohet sipërfaqja e

Prej 4 ditësh vatra të shumta zjarri kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me bimësi të ulët në fshatin Katund të njësisë administrative Vithkuq.

Burime pranë shërbimit zjarrfikës bëjnë të ditur se ditën e sotme zjarri ka hyrë edhe në pyllin me pisha në malin Imshë të fshatit Katund.

Vijon prej 4 ditësh zjarri në Vithkuq, zgjerohet sipërfaqja e

Gjatë gjithë këtyre ditëve kanë qenë të angazhuar disa forca të shërbimit pyjor, por edhe ato të njësisë administrative Vithkuq, ndërsa ditën në ndihmë të tyre kanë shkuar dhe forca të shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Korçës, të cilët janë duke punuar për izolimin e flakëve të zjarrit. Po ashtu ditën e sotme në ndihmë kanë shkuar edhe forcat e ushtrisë, për shkak të zgjerimit të vatrave të zjarrit.

Vijon prej 4 ditësh zjarri në Vithkuq, zgjerohet sipërfaqja e

Sipërfaqja më e madhe e djegur është më bimësi të ulët dhe kullotë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos