Është rikthyer pjesërisht energjia elektrike në disa zona të qarqeve të Vlorës, Durrësit, Beratit dhe Fierit, të cilat pak minuta më parë ishin në errësirë totale, shkruan A2 CNN.
A2 CNN ka mësuar se kjo gjendje u shkaktua pasi ishte stakuar nën-stacioni i Spitallës që furnizon me energji elektrike zonat deri në jug të vendit.
Sipas buriemeve zyrtare nga OSHEE Fier, u bë e ditur se kishin rënë linjat e OST si në Fier ashtu edhe në Elbasan të 220-ëshit.
Nuk dihet se cili ka qënë shkaku. Grupet e punës janë në terren. Ende s'ka informacion se sa do të zgjasë kjo situatë, por me përcaktimin e defektit është kaluar furnizimi nga linjat dytësore, ku është bërë e mundur furnizimi me energji i disa zonave, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)