Vlora ofron jo vetëm det, sitet arkeologjike dyfishojnë numrin e vizitorëve

Nga Gazmend Janku dhe Jerola Ziaj
23 Gusht 2024, 13:03 | Aktualitet

Përveç bregdetit, qarku i Vlorës i ofron vizitorëve edhe turizmin kulturor dhe atë arkeologjik. I pasur me site dhe objekte te shumta arkeologjike, qarku i Vlorës gjatë këtij viti, nga janari deri në korrik, ka shënuar një rritje gati sa dyfishi i vizitorëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kjo tregon që turizmi kulturor po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë njësoj si ai bregdetar.

“Periudha e korrikut ka qenë ajo me fluksin më të lartë të numrit të vizitorëve. Trendi i rritjes është reflektuar gjatë gjithë vitit 2024”, thotë Orgest Feimi, drejtor i DRTK, Vlorë.

Por cilat kanë qenë sitet apo objektet arkeologjike që kanë tërhequr më shumë vizitorë? “Në vend të parë është Kalaja e Porto Palermos, por nuk ngelet pas as kalaja e Himarës dhe ajo e Kaninës, por edhe parqet arkeologjike”, thotë Feimi për A2 CNN.

Shumica e vizitorëve, në masën mbi 85 për qind, janë të huaj me një shtrirje të gjerë që nga Azia e Australia dhe Evropa, ku më të shumtët janë italianët, spanjollët francezët dhe gjermanët./A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos