Një turiste gjermane, e cila mbeti e bllokuar gjatë mesditës në kanionin e Gjipesë është shpëtuar nga efektivët e Stacionit të Policisë Dhërmi dhe forcat e FNSH-së, që nisën një operacion kërkimi për t’i ardhur në ndihmë.
“Mesditën e sotme, shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi morën njoftim se një turiste gjermane, duke eksploruar kanionin e Gjipesë, Himarë, kishte mbetur e bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe nuk mund të dilte nga kanioni. Menjëherë pas njoftimit, në drejtim të kanionit u nisën shërbimet e Policisë së bashku me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH).”
Turistja u gjet pas 6 orësh kërkime, në një terren shumë të vështirë dhe të rrezikshëm. Pasi u lokalizua ajo është nxjerrë nga kanioni në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kishte pësuar dëmtime. (A2 Televizion)