Vodhën 55 000 euro dhe aksesorë floriri në një banesë në Krujë, arrestohen 2 vëllezërit vlonjatë

Nga A2 CNN
28 Korrik 2024, 11:57 | Aktualitet

Vodhën 55 000 euro dhe aksesorë floriri në një banesë

2 vëllezër nga Vlora janë arrestuar pasi kanë vjedhur shumën 55 000 euro dhe aksesorë floriri në një banesë në Krujë.

Në pranga kanë rënë shtetasit S. D., 30 vjeç, dhe S. D., 21 vjeç. Vjedhja ka ndodhur në datën 21 korrik. Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale "Vjedhja" kryer në bashkëpunim.

“Krujë/Vodhën shumën 55 000 euro dhe aksesorë floriri në një banesë, arrestohen dy vëllezërit.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Survejimi", nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale në DVP Tiranë dhe DVP Vlorë.

Sekuestrohen aksesorë floriri të dyshuar të vjedhur, dhe një automjet.

Specialistët për Hetim e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me me Seksionin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale në DVP Tiranë dhe DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Survejimi".

Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit S. D., 30 vjeç, dhe S. D., 21 vjeç, (vëllezër), banues në Vlorë, për veprën penale "Vjedhja" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Dy vëllezërit dyshohet se me datë 21.07.2024, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në një banesë në Fushë-Krujë, shumën 55 000 euro, dhe aksesorë të ndryshëm floriri”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos