Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit, reshje që kanë qenë me të dendura në lartësitë mbi 600 m ku e trashësia e dëborës ka qenë 5-10 cm.
Dëborë ka pasur edhe në fshatrat turistike të Voskopojës, Dardhës, Vithkuqit por e në fshatrat e tjerë turistike të Kolonjës, Pogradecit e Devollit.
Dëbora është kënaqësi më vete për turistët në Voskopojë, të cilët e kanë pritur e këtë fundjavë. Anton Falo, një nga operatorët turistikë të Voskopojës se fshati i gurtë është më i bukur me dëborë në stinën e dimrit.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se qarkullimi në gjithë akset, përfshi ato të fshatrave turistikë është i kalueshëm pa problem Dëbora ka shkaktuar probleme për sa i përket furnizimit me energji elektrike në disa fshatra të zonave malore. (A2 Televizion)