Ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim i ka kushtuar disa rreshta Ismail Kadaresë, gjeniut të letrave shqipe që u nda nga jeta këtë të hënë.
Ajo flet me superlativa për shkrimtarin, duke e konsideruar si të pavdekshëm.
“Ismail Kadare e vendosi Shqipërinë në hartën letrare, por si të gjithë shkrimtarët e mëdhenj, ai kapërcen kohën dhe vendin. Është bukur të dish se shumë kohë pasi ai dhe ne të kemi ikur, dikush që nuk ka lindur ende do të marrë një nga librat e tij - a do të jetë ai "Prilli i thyer"? Ndoshta "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"? - dhe jini të emocionuar dhe të provokuar, ashtu si të gjithë ne që patëm fatin të ndajmë kohën dhe vendin me Ismailin. Ai do të jetë i pavdekshëm”, shkruan Kim.
Kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 88-vjeçare. (A2 Televizion)