Një kioskë me strukturë druri ka qenë objektiv i punës së inspektorëve të IMT Durrës, paraditen e sotme. Kioska pa leje ishte vendosur në një hapësirë publike në afërsi të Urës së Dajlanit në Durrës, pranë hyrjes nr.4 të portit detar.
Struktura e drunjtë u spostua nga mjetet e rënda të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, ndërkohë që në ditët në vijim pritet një tjetër aksion në Durrës për lirimin e hapësirave publike. Burimet bëjnë me dije se këtë herë, aksioni do të përqendrohet pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve për të liruar të gjitha hapësirat publike nga uzurpuesit e tyre.
Prej më shumë se një jave, kryeministri Rama ka urdhëruar një aksion të gjerë në mbarë vendin për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje. Aksioni në shkallë të gjerë, që nisi nga Thethi dhe Vlora u spostua shumë shpejt në qytete të tjera të vendit, mes të cilëve dhe qytetit bregdetar i Durrësit (A2 Televizion)