Burrat e Mirditës drejt Thethit në mbështetje të banorëve

Nga A2 CNN
15 Korrik 2025, 10:37 | Aktualitet

Burrat e Mirditës drejt Thethit në mbështetje të

Një grup qytetarësh nga Mirdita u nisën drejt Thethit, në solidaritet me banorët e zonës së Dukagjinit. Nën moton “Mirdita solidarizohet me Dukagjinin”, kjo iniciativë vjen si shprehje e mbështetjes për vëllezërit e gjakut në Shalë e Shosh, të cilët po përballen me sfida serioze që prekin jetesën, trashëgiminë dhe të ardhmen e tyre në këto treva historike.

Mirditorët u shprehën se ky udhëtim nuk është thjesht simbolik, por një thirrje për ndërgjegjësim kombëtar dhe veprim konkret.

“Mirdita, ka qenë krah për krah me pjesën tjetër të Veriut në kohë vështirësish, sot rikonfirmon lidhjet e gjakut, të besës dhe të trashëgimisë kulturore me Dukagjinin. Mirdita nuk hesht. Mirdita qëndron krah Dukagjinit, në mbrojtje të jetës, dinjitetit dhe tokës që na rriti”, shprehen ata.

“Mirdita solidarizohet me Dukagjinin” – sepse jemi një, sepse bashkimi është forca jonë më e madhe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos