Zjarr në Golem të Lushnjes. Prej 1 ore zjarri ka djegur ferrat dhe barishtet e thata në zonën e banuar. Banorët dhe dy mjete zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit.
Flakët kanë dalë deri në rrugën nacionale dhe tymi ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
Gjithashtu, tymi i dendur ka mbuluar edhe qytetin e Lushnjes.
Në vendngjarje forca të shumta të policisë për të vënë nën kontroll situatën dhe për të hetuar se kush janë zjarrvënësit.
Era e fortë po përhap flakët drejt jugut, duke djegur një banesë të braktisur dhe disa sipërfaqe të mbjella. (A2 Televizion)