Një tjetër zjarr që dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë edhe në Radhimë të Vlorës, ku për pasojë është djegur një beach-bar. Policia njofton se si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.
Një ditë më parë një zjarr i përmasave të mëdha u përhap në zonën e Dhërmiut, ku për shuarjen e flakëve u mobilizuan helikopteri dhe 40 zjarrfikës.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, në Radhimë, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr dhe është djegur një objekt me strukturë druri (beach-bar) në pronësi të shtetases P. K., ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. (A2 Televizion)