Zjarri përfshin ish-fushën e mbetjeve në Lushnje afër banesave. Në kërkim autori i zjarrvënies

Nga Çaku Tafa
13 Gusht 2025, 13:41 | Aktualitet

Zjarri përfshin ish-fushën e mbetjeve në Lushnje afër

Një zjarr ka përfshirë ish-fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane në Lushnje. Zjarri i ka dalë nga kontrolli një fermeri i cili po digjte mbeturina në tokën bujqësore është përhapur me shpejtësi nga era e fortë.

Përmasat e zjarrit u rritën frikshëm duke mbuluar të gjithë ish-fushën e mbetjeve urbane të qytetit e cila është ngjitur me banesat në lagjen 18 tetori.

Tymi dhe smogu mbuluan gjithë zonën përreth, ndërkohë që 4 ekipet e zjarrfikëseve të bashkisë Lushnje si dhe efektivë të policisë së shtetit të ndihmuar edhe nga banorët me mjete rrethanore nuk kanë lejuar flakët të përfshijnë banesat.

Momentalisht zjarrfikësit e kanë vënë nën kontroll zonën e përfshirë nga flakët dhe nuk ka rrezik për banesat. Uniformat blu kanë identifikuar autorin e zjarrvënies dhe janë në kërkim të tij. Pavarësisht izolimit të flakëve fusha e mbetjeve vazhdon të jetë nën monitorimin e zjarrfikësve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos