Zjarret në Shqipëri, 2 vatra ende aktive

Nga A2 CNN
4 Shtator 2024, 10:32 | Aktualitet

Zjarret në Shqipëri, 2 vatra ende aktive

Ministria e Mbrojtjes në raportimin e saj ditor bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë regjistruar 25 vatra zjarri, 2 prej të cilave vijojnë të jenë aktive.

Vatër problematike ka qenë në fshatin Shishtavec, bashkia Kukës, e cila është izoluar plotësisht, falë ndërhyrjes së koordinuar të efektivëve të Forcave të Armatosura dhe Helikopterit Cougar.

Vijojnë të mbeten aktive, por pa rrezik për jetën dhe pronën e qytetarëve, vatrat e zjarrit në fshatin Mazhar, bashkia Selenicë dhe ajo në Tuç të bashkisë Fushë-Arrëz,

Në operacionet e shuarjes së zjarreve janë angazhuar 336 forca zjarrfikëse, ushtarake, të Policisë së Shtetit dhe vullnetarë, të mbështetur nga helikopteri Cougar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos