810 mijë euro të ardhura të fshehura, gjobitet biznesi i mishit në Tiranë

Nga A2 CNN
24 Gusht 2025, 14:48 | Ekonomi

810 mijë euro të ardhura të fshehura, gjobitet biznesi i mishit

Administrata Tatimore ka vijuar aksionin për formalizimin e tregtisë së produkteve bujqësore dhe blegtorale.

Gjatë kontrolleve në Tiranë, një biznes që tregtonte produkte dhe nënprodukte mishi u kap me 810 mijë euro të ardhura të fshehura për një periudhë prej 3 vitesh e gjysmë, si dhe me mall pa faturë.

Administrata Tatimore u bën thirrje bizneseve që të respektojnë legjislacionin tatimor, për të shmangur penalitetet që lindin nga moszbatimi i ligjit.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos