Afat shlyerjeje 3 deri në 7 vite, qeveria miraton garancinë 4 milionë euro për sektorin manifakturës

Nga A2 CNN
9 Prill 2024, 19:54 | Ekonomi

Afat shlyerjeje 3 deri në 7 vite, qeveria miraton garancinë 4

Qeveria ka miratuar detajet e garancisë shtetërore për sektorin fason. Vlera e garancisë 4 milionë euro mbulon deri në masën 70 për qind marrjen e kredive nga sistemi bankar.

Afati i shlyerjes parashikohet deri në 7 vite për huatë për investim dhe deri në 3 vite për ato për blerje të lëndës së parë. Instrumenti i Garancisë Shtetërore do të zbatohet përmes marrëveshjeve që do të lidhen me 11 bankat tregtare që operojnë në sistemin bankar.

Bizneset e sektorit të industrisë përpunuese do të kenë mundësi deri në fund të muajit tetor 2024 të aplikojnë pranë tyre për kredi me kushte lehtësuese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos