Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, takim me Agjencinë Franceze për Zhvillim

Nga Marjo Brakaj
12 Qershor 2025, 18:37 | Ekonomi

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, takim me Agjencinë

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) zhvilloi një takim zyrtar me përfaqësuesit e Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), në kuadër të misionit të tyre për analizën makroekonomike dhe vlerësimin e klimës së investimeve në Shqipëri.

Diskutimi u fokusua në klimën aktuale të të bërit biznes në Shqipëri, zhvillimet në politikat për tërheqjen e investimeve të huaja direkte dhe interesin e investitorëve për potencialin që ofron Shqipëria, shkruan A2.

Përfaqësues të AIDA-s informuan pjesëmarrësit e AFD-së mbi incentivat kryesore sipas sektorëve të ekonomisë, ndryshimet dhe trendet e vërejtura si përsa i takon shteteve dhe sektorëve të interesit nga ana e investitorëve të huaj, si dhe rolin e Agjencisë si një urë lidhëse mes investitorëve dhe institucioneve publike, përmes ofrimit të shërbimeve të asistencës aftercare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos