Euro vijon pikiatën, prek minimumin e ri historik

Nga Marjo Brakaj
16 Dhjetor 2025, 15:29 | Ekonomi

Euro vijon pikiatën, prek minimumin e ri historik

Kursi i këmbimit Euro-Lek vazhdon të shfaqë tendenca rënëse. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane e ka nisur këtë javë me një tjetër rënie të lehtë dhe ka prekur një minimum të ri historik në vlerën e 96.49 lekëve.

Agjentët shprehen se tregu i këmbimit valutor në këtë periudhë karakterizohet nga flukse të shtuara të monedhës europiane, duke reflektuar në, vija të përgjithshme, edhe një efekt sezonal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos