
Bordi i Transparencës ka publikuar për herë të tretë brenda tri ditëve ndryshime në çmimet e karburanteve.
Në mbledhjen e 16 majit u vendos që çmimi i shitjes me pakicë i naftës të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litri.
Ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës të jetë jo më shumë se 188 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 176 lekë/litri.
“Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 16 ora 13:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes”, thuhet në njoftimin e Bordit. (A2 Televizion)